Moti i keq, paralizohet lundrimi i trageteve në Durrës

Hënë, 07 Janar 2019 13:23

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në port me disa orë vonesë për shkak të detit të trazuar dhe të erës së fortë. Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se era me drejtim nga veri-lindja dhe me shpejtësi rreth 45 km/orë ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve “Prince” dhe “AF Francesca” nga Bari drejt Durrësit.

Trageti “Prince” pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 13.00, ndërsa trageti “AF Francesca” parashikohet të jetë në port rreth orës 16.00.

Era e fortë në pjesën jugore të Adriatikut në javët e fundit ka krijuar disa herë vonesa gjatë lundrimit të trageteve drejt Durrësit dhe anasjellas.

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 13:39
Login to post comments