Burime për Fax News nga disa familjarë të të burgosurve në burgun e Fushë-krujës bëjnë me dije se janë me dhjetëra të dënuar që kanë refuzuar të marrin ushqimin që i ofrohet nga institucioni.
Kjo në shenje proteste për kushtet e keqija, diferencimet që bëhen nga drejtori Agron Hysi, nipi i deputetes se PS Vasilika Hysi, dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.
Nuk dihet ekzakt se sa është numri i të burgosurve të cilët janë angazhuar në këtë proteste pasi sipas tyre drejtori po përdor influencën dhe miqësinë që ka me kriminelet vip për të parandaluar këto protesta dhe përshkallëzimin e saj në revoltë.
Është e disata herë që të burgosur nga ky burg dhe familjarë të tyre i drejtohen redaksisë tonë për të pasqyruar këtë protestë e cila mohohet nga ana e drejtuesve të burgut.