Shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela. Vendimi u mor paraditen e 8 janarit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjatë kontrollit te figurës së tij, nxori probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin kryesisht me pasurinë por probleme jane kostatuar edhe ne itegritetin e gjyqtarit dhe ne aftesitë profesionale.
Çela rezulton të këtë në pronësi një shtëpi banimi si dhe tokë are ullishtë, ku janë të mbjellë mbi 50 rrënjë ullinj të vjetër si edhe 250 rrënjë ullinj e agrume.
Në 1995-n, gjyqtari ka deklaruar se ka përshtatur për banim një ish-fabrikë biskotash, por për KPK-në është e paqartë se si subjekti e ka përshtatur për banim pa e siguruar pronësinë. Problematik u vlerësua edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.
Nga ana e tij kryegjyqtari i Sarandës i kërkoi DSKI-ja të japë prova që është i papërshtatshëm dhe të mos i referohet letrave anonime.
Alltun Çela drejtonte Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë detyrë edhe në vitin 2014.