Edhe e marta ka nisur me pezullim të procesit mësimor në disa shkolla në juglindje të vendit.
Temperaturat deri në -19 gradë në Korçë kanë të bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në dy shkolla, në fshatin Orman dhe Sheqeras.
Këto dy fshatra njihen si pikat më të ftohta në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë në gjithë shkollat e tjera ka reduktim të orëve të mësimit.