Ecuria e bizneseve dhe punësimi në rënie, demaskohet Rama

Tuesday, 08 Janar 2019 10:18

Tregtia ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë tëekonomisë i ka të përshkallëzuara zhvillimet negative si në drejtim të gjendjes financiare, punësimit dhe ecurisësë biznesit në përgjithësi. Bizneset e tregtisë tëanketuara nga Banka e Shqipërisë janëtreguar me pesimiste në raport me bizneset e tjera.

Për dy tremujorë rresht, të tretin dhe të katërtin e vitit 2018, bizneset e sektorit të tregtisë kanë pohuar se ecuria e biznesit të tyre kanë shënuar rënie përkatësishtme 7.5 dhe 11.9 për qind.

Gjithashtu bizneset presin rënie të mëtejshme të punësimit dhe të gjendjes së tyre financiare.

Sektori tregtisë vitet e fundit është vënë në presionin e rënies së konsumit, konkurrencës dhe rritjes sëbarrës fiskale.

Përfshirja në TVSH e bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekëvitin e kaluar ka rezultuar me kosto shtesë, teksa biznesetkanë pohuar se aktiviteti po tkurret sidomos në drejtim tëpunësimit.

Më 20 gusht të këtij viti, Elxhilda Koleci mbylli biznesin e saj ku punonte prej 12 vitesh, që nga 2006. Ajo kishte një bar-kafe në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Bashkëshorti i saj u përgjigj për “Monitor” gjatë telefonatave që iu bënë bizneseve të mbyllura se për shkak të përfshirjes në skemën e TVSH-së vendosën të mbyllnin biznesin. Prej vitesh, fitimet ishin minimale dhe me përfshirjen në skemë, nuk ia vlente që ta mbanin hapur. Tashmë Elxhilda Koleci, 53 vjeçe, është e papunë. Mundësitë e punësimit në këtë moshë, sipas të shoqit, janë thuajse zero. Për të njëjtën arsye shumë biznese të tjera tësektorit të tregtisë dhe shërbimeve kanë mbyllur aktivitetin.

Sektori i tregtisë është përfshirë në një tranzicion të thellë, teksa dyqanet e vogla po konkurrohen nga supermarketët dhe qendrat tregtare. Kjo reflektohet edhe në shifrat e punësimit ku bizneset e sektorit kanëpohuar zhvillime negative nëtremujorin e katërt, por edhe për tremujorin e parë 2018.

Në anketën e Bankës së Shqipërisë në bizneset e sektorit tëtregtisë u gjet se, balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm ra me 6.0 pikë përqindje dhe balanca e ecurisë së biznesit ra me 4.4 pikë përqindje.

Rënie shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si: gjendja financiare, punësimi në tremujorin në analizë dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, sipas bizneseve në sektorin e tregtisë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tremujorin e katërt ka qenë më e lartë, si krahasuar me tremujorin e mëparshëm (+4.0 pikë përqindje), ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë (+6.3 pikë përqindje). Megjithatë, niveli i saj rreth 75.2%, qëndron 0.7 pikë përqindje nën mesataren historike përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...