Është shtyrë seanca e mbrojtjes për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi. Shkak është bërë avokati i tij Ilia Ilia.
Ky i fundit nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare pasi kishte qenë jashtë vendit për arsye shëndetësore.
Gjykata i rrëzoi dhe kërkesën e avokatit për përjashtim të trupës gjykuese. Gjithashtu gjykata mori në administrim provat shkresore për gjendjen psiqike të Fadil Kasemit si dhe foto ku tregoheshim marrëdhëniet familjare.
Seanca e radhës u vendos për në 17 janar, ora 10:00. Ndërkohë që Prokuoria për krime të rëmdn ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi.