Studentët kanë nisur ditën e dytë të protestës së tyre për këtë vit para godinës së Kryeministrisë. Në protestën e sotme vërehet një numër i vogël i studentëve në krahasim me protestat e ditëve të kaluara.
Studentët shprehen se ka edhe studentë që janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë dhe pasiguri se mos humbasin vitin akademik.
Ata shprehen se pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, do vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
“Një pjesë e studentëve mund të kenë përfituar pasiguri. Disa studentë janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë mos humbasin vitin akademik. Nëse nuk bojkotohet dhe shkohet në mësim, thyerje e bojkotit quhet, por ne kuptojmë frikën e tyre. Ata nuk kanë braktisur protestën, por janë përkohësisht në auditorë”- thotë një studente.