Bledi Ccuçi është pritur me protesta nga studentët në vizitën e tij të parë si ministër.
Ai shkoi në Universitetin Bujqësor të Kamzës, por një grup studentësh i dolën para me një banderolë të madhe ku shkruhej: Duam tetë pikat, jo tetë ministra!
Studentët protestojnë prej më shumë se një muaji kundër Ligjit të Arsimit të Lartë duke kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në auditore, rritjen e peshës së votës së tyre në zgjedhjen e institucioneve vendimarrëse në fakultete si edhe vettingun e pedagogëve.