Protesta e studentëve shqiptarë që prej fillimit të dhjetorit të kaluar e ka mbushur vendin me një ndjenjë shpresë të paparë në këto 28 vite, që prej dhjetorit të vitit 1990.
Gjatë gjithë dhjetorit shqiptarët janë ndier me shpresëplotë për të ardhmen. Duke parë studentët nëpër sheshe kundër qeverisjes që po mbyt vendin të gjithë bashkë kuptuam se ky vend ka të ardhme, Shqipëria do të jetë e këtyre të rinjve.
Ndaj të gjithë themi se studentët dhanë mesazhe të cilat shoqëria duket se po i priste me padurim.
E tillë ishte edhe lëvizja e sotme e studentëve. Të cilët të gjithë bashkë marshuan drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë marshim gjenerata e re e shqiptarëve tregoi edhe një herë se çfarë do të thotë miqësia e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ne.
Të rinjtë e kuptojnë mjaft mirë dhe dhanë edhe një herë mesazhin se SHBA-të gjatë gjithë historisë sonë kanë qenë një derë shpresë.
Që prej 1918 me Presidentin Willson e deri në ditët e sotme me Presidentin Trump SHBA për ne kanë qenë një derë ku ne mund të trokasin gjithnjë sa herë kemi nevojë, sa herë gjendemi në situata të tillë si sot, kur na ka ‘pushtuar’ një armik shumë i rrezikshëm si krimi i organizuar në qeverisje.
Brezi i ri i kombit ia njeh kombit miqtë dhe armiqtë. Edhe sot e dinë mjaft mirë kush është miku dhe kush armiku. Ata kanë përballë Ramën dhe SHBA-të. Te Rama protestosjnë, të ambasada e SHBA-ve trokasin për ndihmë, që të rikthejmë shpresën. /55news.al/