Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre, tashmë në ditën e 66-të, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.
Në përkrahje të tyre ashtu si netët e tjera, kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe ai demokrat Klevis Balliu. Ai u shpreh nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se nuk do të largohen nga protestat pa anulimin e projektit korruptiv.
Balliu u ndal edhe tek shoqërimi i dy studentëve nga policia një ditë më parë, ndërsa e ka quajtur si veprim të turpshëm.
Ndërkohë deputetja e LSI-së, Nora Malaj, iu drejtua Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk është turp të largohesh kur nuk e bën detyrën siç duhet.
vijon...