Arqipekshvi i metropolisë në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit "Politika e mirë është në shërbim të paqes".
“Kështu, kam dëshiruar që t'jua dërgojë edhe juve mesazhin që Ati i shenjte, Papa Frarnçesku, duke vazhduar praktikën e lavdërueshme të paraardhësve të vet, ka shkruar për çështjen e paqes edhe me rastin e këtij Viti të Ri dhe që ne kemi përkthyer në gjuhën tonë shqipe”, shkruan midis të tjerave Angelo Massafra.
Fillimi i një viti të ri nis me shpresa të reja dhe me urimet më të mira për të ardhmen. Në këtë kontekst festash, por edhe shqetësimi, me shikimin hedhur përpara, Kisha Katolike i propozon botës mbarë një Dite Botërore kushtuar temës së Paqes.
Kështu, kam dëshiruar që t'jua dërgojë edhe juve mesazhin që Ati i shenjte, Papa Frarnçesku, duke vazhduar praktikën e lavdërueshme të paraardhësve të vet, ka shkruar për çështjen e paqes edhe me rastin e këtij Viti të Ri dhe që ne kemi përkthyer në gjuhën tonë shqipe.
Në mënyrë të veçante, mesazhi i këtij viti titullohet: "Politika e mirë është në shërbim të paqes", dhe për ketë arsye kam menduar qe t'jua dërgoj të gjithëve ju, të nderuar deputetë, që jeni të angazhuar në këtë fushë kaq të rëndësishme dhe kaq delikate të ndërtimit të vendit.
Ati i Shenjtë e ka veçanërisht në zemër Shqipërinë tonë, aq sa e ka paraqitur atë si shembull të bashkëjetesës paqësore mes Besimeve fetare. Ky fakt, a nuk mund të jetë një shtysë për ta jetuar shërbimin politik ndaj popullit shqiptar në një dimension paqësor edhe mes rrymave politike që kanë linja të ndryshme mendimi.