Rekord përdorimi të portalit qeveritar e-albania gjatë dhjetorit, ku vihet re një tendencë e njëjtë e të gjithë vitit për shërbime si cerfikata që nuk jepen më pranë zyrave të gjendjeve civile, ndërsa edhe kërkesat për aplikime për kartë ID dhe pasaportë kanë qenë më të përdorura këtë muaj.
Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, për Monitor, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.
Portali e-albania ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave, shfletimin e shërbimeve, aplikimet e përfunduara, të cilat janë të aksesueshme dhe të përdorshmenga çdo vizitor apo përdorues iregjistruar i tij, duke ofruar një panoramë më të mirë të raportit shërbim elektronik – aplikim – përdorues.
Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, ccka thekson një përdorim të larta gjatë muajit të fundit të vitit.
Sipas të dhënave që përfshijnë 1-31 dhjetor, vihet re një kërkesë e lartë për disa shërbime të Ministrisë së Jashtme, si karta identiteti dhe pashaporta.
Edhe certifikata familjare mbetet në shërbimet më të përdorura në portal, ndjekur më pas me kontrollin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin.
Drejt shërbimeve online
Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI. Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania, e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).
Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:
Detyrime Globale/Penalitetet
Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Taksat Kombëtare
Tatim i mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tarifat Kombëtare
Tatim Fitimi
Renta Minerare
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore