Presidenti Meta takon Albin Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi t’i shërbejë paqes në rajon

Tuesday, 08 Janar 2019 22:35

Presidenti Ilir Meta është takuar sonte me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Presidenti bën të ditur se me Kurtin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe ecurinë e dialogut me Serbinë.
Kreu i shtetit thekson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i shërbejë paqes në rajon dhe integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë në Facebook i Presidentit Ilir Meta:
“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t’i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë”.

Login to post comments