Në fakultetin e Filologjikut studentët kanë vijuar bojkotin e mësimit. Nëpër korridoret e godinës së fakultetit ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe tavolinat.
"Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është dicka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë," thotë një studente në një intervistë për Ora News.
Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete.
Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave"
Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin
"Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera "