Zbulohen fotot e fundit të Anxhelina me babain, para masakrës

E mërkurë, 09 Janar 2019 14:29

Trupi i 29-vjeçares Anxhelina Petro mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme për t’u përcjellë sot në banesën e fundit.

Kortezhi udhëhiqej nga e motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e viktimës dhe kurora me lule.

Familjarët e Anxhelinës nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që nuk dihet nëse u lejuan të marrin pjesë apo jo në varrim familjarët e babait të vajzës.

29-vjeçarja u vra në mënyrë makabre nga babai i saj Aleko Petro pasi nuk pranonte lidhjen e saj me të dashurin afgan.

Mediat greke kanë publikuar disa fotografi të së ndjerës bashkë me të atin, pak ditë para krimit, në shtëpinë e tij.

Në rrjetet sociale ajo ka postuar foto pranë bredhit të vitit të ri, ka nxjerrë të atin e saj teksa bën përgatitjet për Vitin e Ri, ndërsa në disa foto duket edhe tryeza e shtruar me ushqime tradicionale shqiptare.

E reja duket e lumtur pak para se i ati t’i merrte jetën.

Vajza u vra teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.Në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin e saj afgan, 53-vjeçari Aleko Petro e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej në kopshtin pas shtëpisë së tij.

Login to post comments