Autoriteti Rrugor shqiptar lëshoi një paralajmërim pak minuta më parë në rrjetet sociale. Sipas ARRSH, "nga raportimet e marra nga Emergjencat Civile dhe Shërbimi i meterologjisë parashikohet se reshjet e deborës janë në rritje në zonat malore, kryesisht në Dibër e Kukës dhe Korçë e Ersekë.
Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore."