Moti i ftohtë i shoqëruar me erëra dhe dëborë ka bërë që në shumë zona të vendit të shtohen problemet në rrugë, por edhe në furnizim me energji elektrike.
Duke u nisur nga gjendja e vështirë dhe kushtet aspak favorizuese, Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës ka njoftuar se nesër do të ndërpresë në të gjithë institucionet procesin mësimor.
“Drejtoria Arsimore Rajonale Korce, nisur nga situata tejet e renduar nga rreshjet e bores, te cilat e bejne te pamundur zhvillimin normal te procesit mesimor, vendos nderprerjen e tij per neser dt. 10.01.2018. Per ecurine do njoftojme serisht.Ne te gjitha istitucionet arsimore te DAR Korce”, thuhet në njoftim.