Video/ Stop publikon të tjera detaje nga gjyqtari

E mërkurë, 09 Janar 2019 21:52

Një ditë më parë, “Stop” transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi dhe psikologes Elona Meçani.

Në emisionin e sotëm u shfaqën të tjera detaje “pikante” të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj.

Në videon e transmetuar në emisionin “STOP”, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën “origjinal”.

Gjyqtari Roland Hysi: Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94 në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 21:53

Video

Login to post comments