Rrëfimi i gjimnazistes: Ja si i kam shpëtuar abuzimit “online”

E mërkurë, 09 Janar 2019 22:25

Në ditët e sotme, interneti po përdoret gjerësisht për rekrutimin e të miturve në lojra të rrezikshme që shpesh kanë çuar në zhdukjen e fëmijëve apo në shkaktimin e vetëvrasjeve.
Rasti më i përfolur, është loja e “Balenës Blu”, ku në Shqipëri ka patur vetëm disa raste lëndimi të fëmijëve.

Kërcënimi më i madh nga ky fenomen është për të ardhmen e vendit, fëmijët… Të miturit, në mungesë të barrierave mbrojtëse, navigojnë në çdo faqe të mundshme që i ekspozon ndaj rreziqeve si pedofilia, bullizmi, pornografia dhe lojrat e rrezikshme.

Sindi është një gjimnaziste e cila si shumica e bashkëmoshatarëve të saj sot, e ka internetin pjesë të pandarë të ditës së saj.

“Kaloj 2-3 orë në ditë në internet ndoshta dhe më shumë”, tregon Sindi.

Por, navigimi në internet ka edhe rreziqet e veta, të cilat e reja i ka vuajtur edhe vetë, si shumë bashkëmoshatare të saj.

“Ndodh shpesh nga njerëz të ndryshëm që ne nuk i njohim, ngacmime të tipit që “je shumë e bukur”, nga persona që janë shumë më të mëdhenj se unë që më duket e papërshtatshme, kanë këmbëngulur, më kanë çuar disa mesazhe në momentin ku unë nuk i kam kthyer përgjigjje ose që i kam injoruar”, rrëfen Sindi.

E shokuar përballë insistimit të këtyre personave misteriozë, adoleshentja jep shembullin se si ka arritur t’i shpëtojë abuzimit: “Ia kam raportuar prindërve dhe nga ta unë jam bërë më e fortë që të përballoj komentet negative”.

Historia e Sindit është vetëm një prej rasteve që janë masive çdo ditë në rrjetet sociale dhe faqe të ndryshme. Adoleshentja na tregon raste të tjera të rënda të bashkëmoshatareve të saj: “Ka pasur raste ngacmime edhe më serioze. Ato kanë folur për një periudhë të caktuar dhe kur janë takuar kanë qenë në një moshë shumë më të madhe. Ose thjesht ngacmime që në momentin kur nuk i kthen komplimentin që të bën, kalon në ofendime. Të ofendojnë nëpër faqe të ndryshme, profile të ndryshme”.

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 22:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...