LAJMI I FUNDIT/ I dha çertifikatën e sigurisë Gent Cakajt, paditet në Prokurori drejtori

E Enjte, 10 Janar 2019 17:40

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar një sërë reagimesh, ndërsa dhënia e çertifikatës së sigurisë brenda 24 orëve për të nga drejtori i DSIK Dorian Tola, shihet si në kundërshtim me ligjin.

Për këtë arsye, “Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë”, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për shpërdorim të rëndë detyre.

Në këtë reagim thuhet se: “Z. Dorian Tola , Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Kryeministrisë ka kryer VEPRËN PENALE (në rrethana rënduese) duke Cënuar Rëndë Interesat E Shtetit Dhe Sigurisë Kombëtare duke:
– i dhënë çertifikatë sigurie Gentian Cakës brenda 24 orësh nga dt 3 deri në 4 Janar 2019?
– mos i kërkuar institucioneve përkatëse të ndalohej aksesi Zv.Ministrit Gentian Cakaj në dokumentat e klasifikuar nga dt. 7 Qershor 2018 deri në 3 Janar 2019.”

Reagimi i plotë:

Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë
Dt.10 Janar 2019, Tiranë

Kallzim për shpërdorim të rëndë detyre të Z. Dorian Tola, Drejtorin e DSIK pranë Kryeministrisë për dhënien e çertifikatës së sigurisë Z. Genc Sakaj brenda 24 orësh në kundërshtim me Ligjin.

Z. Dorian Tola , Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Kryeministrisë ka kryer VEPRËN PENALE (në rrethana rënduese) duke Cënuar Rëndë Interesat E Shtetit Dhe Sigurisë Kombëtare duke:
– i dhënë çertifikatë sigurie Gentian Cakës brenda 24 orësh nga dt 3 deri në 4 Janar 2019?
– mos i kërkuar institucioneve përkatëse të ndalohej aksesi Zv.Ministrit Gentian Cakaj në dokumentat e klasifikuar nga dt. 7 Qershor 2018 deri në 3 Janar 2019.

Baza Ligjore: Neni 248 Shpërdorimi i detyrës:
“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i .. kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, …, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Sot Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta i ka dorëzuar Kryeministrit dokumentin me Nr. Prot. 16/1, Dt 10 Janar 2019 që rrëzon kandidaturën e Z. Gentian Cakaj por ndërkohë ka vërtetuar me fakte dhe prova se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka dhënë në kundërshtim me ligjin Çertifikatë Sigurie për Z. Gentian Cakaj në dt 4 Janar 2019 vetëm 24 orë pas aplikimit të tij në dt. 3 Janar 2019. Duke përshëndetur këtë vendim dhe qëndrim të drejtë të Presidentit në mbrojtje të ligjshmërisë por të mbrojtjes së interesave thelbësore të shtetit dhe Kombit, jemi të bindur që ky është i pamjaftueshëm sepse do të duhej që të ndërmerreshin paralelisht edhe masat e kërkesës për ndëshkim të shkelësve të rëndë të ligjit.

Kujtojmë se Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë në Sondazhe Për Shqipërinë (që në dt. 28 Dhjetor 2018) ka denoncuar mospasjen e kësaj Certifikate nga Gentian Cakaj kur ka pyetur qytetarët se a do të duhej të dekretohej apo jo nga Presidenti kandidatura e Gentian Cakaj si Ministër i Jashtëm ndërkohë që nuk kishte “Çertifikatë Sigurie” fakt që kishte kaluar në heshtje nga të gjithë partitë politike të Establishmentit aktual politik (https://www.facebook.com/SondazhiDitor/posts/279051139635967) .

Sipas dokumentit të Presidentit, DSIK me dashje ka kryer shkelje të rëndë të:
– Ligjit nr. 8457, dt.11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar sekret shtetëror”. I ndryshuar
– VKM nr. 188, Dt. 04.03.2015 “Për miratimin e Rregullores për sigurimin e personelit”
– VKM Nr. 836, dt. 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Europian” dhe akteve ligjore në zbatim.

Sipas Dokumentit të Presidentit “Në zbatim të Nenit 21 të rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr 188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen çitohet se: “Përpara se të lëshohet CSP-ja për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Krymeinistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e Ministrit të MEPJ-së, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë Z. Gent Cakaj.”.

Duke iu referuar faktit që Z. Gentian Cakaj është një ndër njerëzit e Soros në Shqipëri, që ka përfituar bursë nga rrjeti Soros në Hungari (studime në CEU mbi të cilin janë marra masa ligjore në Hungari si instrument i Soros në dëm të interesave të Shtetit dhe Kombit Hungarez dhe më gjerë) shmangia e sigurimit të informacionit nga një shtet anëtar të NATOs si Hungaria (konform VKM Nr. 836, dt. 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Europian”) shtet i cili ka një qëndrim të qartë ligjor dhe të drejtë në raport me Axhendën AntiKombëtare të Soros në Hungari, është një shmangie e Drejtorit të DISK Z. Dorian Tola që mund të jetë e qëllimtë dhe në bashkëpunim me Kryeministrin Z. Edi Rama si pjesë e Axhendës Soros të Qeverisë Sorosiane të Tiranës dhe nga hetimi mund të sjellë teorikisht një vlerësim nga organi i akuzës si vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Pra mos kryerja e detyrave funksionale nga ana e DSIK ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale vetë Drejtorin e DSIK Z. Dorian Tola si autoriteti përgjegjës i dhënies së Çertifikatës së Sigurisë.

Duke iu referuar Dokumentit të Presidentit rezulton se dhënia e Çertifikatës së Sigurisë ka shkelur rëndë sigurinë kombëtare por dhe ka cënuar rëndë interesat e Shqipërisë në NATO (referuar edhe shkeljes së rëndë të proçedurave të VKM Nr. 836, dt. 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Europian” dhe akteve ligjore në zbatim).

Për këtë arsye Koalicioni qytetar Për Shqipërinë, duke qenë se asnjë subjekt nuk po vepron, propozon kallzimin penal të Z. Dorian Tola për shpërdorim detyre dhe i propozon Avokatit Altin Goxhaj me nr liçense 3596 (i regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë pjesë e Studios Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm) që të marrë përgjegjësinë personale si avokat i autorizuar nga nismëtarët për formalizimin e Koalicionit Qytetar për Shqipërinë (formacion potencial politik i cili aktualisht për momentin po vepron si një rrjet virtual dhe shumë shpejt do të fillojë proçedurat për regjistrimin si subjekt elektoral) që të kryejë kallzimin penal në tagra personalë.

Të bindur që organi i Prokurorisë dhe sistemi gjyqësor është i kapur totalisht nga Rrjeti i Soros edhe si pasojë e emërimeve 2 javë më parë të njerëzve të Soros në krye të KLP dhe KLGJ (përkatësisht emërimit të Z. Gent Ibrahimi dhe Znj. Naureda Llagami), nuk besojmë se do të ketë një hetim të drejtë dhe të paanshëm por duke njohur qartë proçedurat ligjore të ankimit të vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatave, kjo çështje ka garanci se një ditë kur shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre dhe të shkulin kthetrat e Soros nga kapja e shtetit dhe drejtësisë, hetimi dhe më pas gjykimi do të sjellë edhe ndëshkimin e autorëve të paligjshmërisë aktuale!

Reagimi i menjëhershëm, i fortë, i drejtpërdrejtë, dhe pa ndalesë ndaj çdo paligjshmërie të Kastës që po zbaton Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë është rruga e vetme që u ka mbetur Shqiptarëve për të shpëtuar Atdheun dhe shqitarët!

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë
www.pershqiperine.al
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 17:44
Login to post comments