Situata ne shkallë vendi pas rënies së reshjeve vecanërisht të dëborës është mjaft e rëndë. Veriu dhe Juglindja ndodhen thuajse të izoluara. Dibra është një prej zonave e cila vuan shumë mungesën e vëmendjes së qeverisë për ti ndihmuar. Dibra është nen pushtetin e bores. Nuk shihen në rrugë borëpastruese dhe patrulla policie. Shteti nuk ekziston për Dibrën, e kane braktisur.
Denoncimi për një izolim të plotë të zonës vjen dhe nga deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.
Ja statusi i Xhemal Gjunkshit ne FB
“Më shumë se 50 mijë banorë të Dibrës janë të mbuluar nga bora. Trashësia e borës në Peshkopi shkon deri në 70 cm , ndërsa në zona të thella kalon mbi 1 apo 1,5 metra. Prej 24 orësh rruga drejt Tiranës , më shumë ka qenë e bllokuar duke mbajtur me orë të tëra makina dhe furgonë me pasagjerë.
Firmat që paguhen me paratë e taksapaguesve nuk kanë mjete borëpastruese në rrugë . Rruga nga Kubeni në Vasie ende nuk është lidhur kontrata . Ky segment në orët e pasdites kalohet me shumë vështirësi deri në Sllovë ,drejt Kalasë e bllokuar. Te bllokuara jane dhe Lura, Cidhna, Zall Dardhe dhe Reci. Banorët e disa fshatrave kanë nisur të hapin rrugët me lopata pasi nuk u janë përgjigjur institucionet përgjegjëse”.