Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shfrytëzojë një pritje me trupin diplomatik për të sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta për mosdekretimin nga ana e këtij të fundit të çunakut Çakaj në krye të diplomacisë shqiptare.
Pa asnjë argument logjik, Rama e cilëson mosdekretimin si një akt kundërshtimi politik. Rama harron se Posti i Ministrit të Jashtëm është i rendësishëm përsa i përket sigurisë kombëtare për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Nxitimi në emërim i këtij çunaku përbën një rrezik shumë të madh. Jo vetëm sepse do të duhet të ulet në tavolina të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, në të cilat kuvendin e bëjnë njerëz me eksperiencë dhe me këllqet që ajo të dhuron ndër vite, por edhe se duhet të ishte një njeri me shumë ndikim dhe me njohuri.
Ndaj Gent Cakaj është një rrezik kombëtar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai ishte vendosur aty edhe me rekomandimin e përfaqësuesve më të besuar të interesave serbe në shtetet tona shqiptare.
Puna e kryediplomatit nuk është punë partie. Ai duhet të përmbushur ato detyra që lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit evropian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë.