Më një gjuhë të ulët për nivelin e diplomatëve që kishte ftuar në kryeministri, me një gjuhë rruge për postion që përfaqëson, për Kombin, ju drejtua sot Rama të ngarkuarës em punë të Ambasadës së SHBA në Shqipërië Leyla Moses-Ones.
Me stilin që i fliste dhe Donald Lu-së për të treguar gjoja afrimitet shumë të madh, raporte tërësisht miqësore dhe shoqërore, stil ky i shëmtuar që nuk ka lidhje me detyrat, punët, informacionet që këta njerëz mbajnë mbi shpatulla, donte të tregonte sërish që situata është ajo që ka qënë, shoqërore.
Kjo mungesë e shëmtuar serioziteti, kjo arrogancë, ai lloj stili për të cilin nuk është shumë fajtor, sepse ka pasur disa pseudo diplomatë që këtë stil ia merrnin si kryerje detyrash, në radhë të parë është tregues i një tatëpjete tashëm jo vetëm diplomatike.
Zonja Leyla Moses-Ones nuk është shoqja e ngushtë e Edi Ramës, por është zyrtare e Departamentit të Shtetit që nga viti 2001. Ka shërbyer në pozicionin e zyrtares konsullore në San Hose, Kosta Rika; zyrtares politike në Maputo, Mozambik; Zyrtares për Vëzhgimin në Qendrën Operacionale; Zëvendës Zyrtares Kryesore në Adana, Turqi; Zyrtares për Marrëdhëniet me Publikun në Mynih, Gjermani; dhe si Zëvendës Drejtore në Zyrën e Politikave dhe Çështjeve Globale të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR/PGI) në Uashington, D.C.
Mjaftojnë vetëm vendet dhe detyrat e saj për të kuptuar që sa qesharak i rrugës dhe infantile ishte fjala e tij.