Policia e Shtetit kërkon të largojë me dhunë studentët tek ‘Ekonomiku’

Premte, 11 Janar 2019 09:32

Studentët nuk dorëzohen në qëllimin e tyre për të bojkotuar mësimin deri në një zgjidhje të kërkesave të tyre. Ata vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Dita e sotme ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.

Në video shihen konfrontime fizike mes studentëve dhe policisë

Po ashtu ka ndërhyrë dhe policia e shtetit, ku në pamje duken efektivë që tërheqin me forcë studentët.

 

 

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 09:42

Video

Login to post comments