Ironia Manjanit: S’i mjaftonin hallet e veta, mori në kurriz edhe Batonin

Premte, 11 Janar 2019 09:51

Ylli Manjani, ish-ministri i Ramës, ka komentuar përplasjen e fortë politike, Kryeministri-Presidenti, që ngjau jo më larg se dje dhe në veçanti, humbjen e ekuilibrit nga Edi Rama.

“Pse po lëkundet udhëheqësi? – shtron pyetjen Manjani. -  Se nuk i mjaftonin hallet e veta po mori në kurriz edhe mllefin e paparë që paska patur i gjithë opinioni për këtë Baton Haxhiun.

Të marrësh në kurriz Batonin është njësoj si të mbartësh mbi shpinë një bucelë gjysmë të mbushur me ujë. Bucelë e pambushme- thonë në Mirditë.

Është shumë e vështirë të mos humbësh ekuilibrin nga llokoçitjet e kësaj bucele kur e ke në kurriz. Ky shejtan sikur po luante shah...”

Login to post comments