Brunilda Laboviti është zëvendëskryetare e Partisë Republikane si dhe psikologe. Ajo është krahu i djathtë i Fatmir Mediut.
Por mesa duket ajo është një fanse e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e konsideron si më të mirin dhe njeriun me largpamësinë më të madhe e me ambicie në çdo kohë.
Pak më parë, Brunilda ka postuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram” pikërisht me Berishën.
“Me më të mirin Prof.Dr.Berishën!
Njerëzit me largpamësinë më të madhe, me ambicie në çdo kohë, e kurajoz në çdo rrethanë janë lektorët më të mirë e më të vlefshëm në çdo situatë kur ke mundësinë të bëhesh versioni më i mirë i vetes.
Nuk ka rëndësi se sa i prirur je si lider nëse nuk rrethon veten me njerëzit më të aftë e ata që e njohin rrugën e së ardhmes triumfatore. Nevojitet vetëm guximi për t’i shkuar synimeve deri në fund me qëllimin për t’u bërë më i mirë e duke mësuar nga më i miri!”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin.