Publikohen fotot e dy ‘cubave’ të Ramës që po kërcënojnë studentët

Premte, 11 Janar 2019 19:32

Studenti Klajdi Bello, i njohur si një nga studentët e grupit të rezistencës para Kryeminitrisë, i ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’, u shpreh se është kërcënuar me jetë.

Bello u shpreh se ai sot ka bërë një kallëzim në polici, pasi persona me emër dhe mbiemër, sipas tij të mbështetur nga pushteti e kanë kërcënuar me jetë.

Ata janë Xhevahir Asllani, i cili në derën e komisariatit numër 2 në Tiranë ka kërcënuar studentët dhe pedagogët dhe 
Paulin Lleshaj

, një tjetër person i cili ka kërcënuar prej ditësh studentët që protestojnë tek kryeministria.

Ja çfarë tha Klajdi Bello:

‘Kemi një presion shumë të madh, nga pushteti për të shuar protestën. Kam bërë sot një kallëzim penal, sepse jam shantazhuar sërish me jetë. Shpresoja që të ishin shantazhe që mund të kaloheshin. Por jo, më kanë kërcënuar me emër dhe mbiemër, marrin guximin dhe më thonë tërhiqu nga protesta. Unë së bashku me studentët do të shkoj në ambasadat për të kërkuar ndihmë.

Janë shumë informacione që kanë të bëjnë më njerëz që kanë lidhje me pushtetin. Kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe janë ofruar që të blejnë studentët. Jam kërcënur me jetë dhe mesazhet ndodhen në telefonin tim dhe janë e zeza në të bardhë. Drejtorët e Policisë së Tiranës janë në dijeni për këtë gjë. Dhe unë kam denoncuar me emër dhe mbiemër të gjithë ato që më kanë kërcënuar. Ato më kanë kërcënuar me mercenarë, duke më kërkuar që të largohem nga kryeministria. Janë dhe persona të tjerë që më kanë shantazhuar.

Por nëse nuk marrim zgjidhje i bëjmë thirrje gjithë popullit dhe ndërkombëtarëve që të na ndihmojnë përndryshe dikush do të humbasë jetën! Ky kërcënim që erdhi sot, jam mëse i sigurt që vjen nga njerëz me mbështetje financiare dhe pushtetare. Nuk kam frikë fare, më vjen keq për prindërit e mi.’– u shpreh studenti Klajdi Bello.

Image

Xhevahir Asllani
 
Image
Login to post comments