Skandali ne Fier/Bashkia dhe Aluzni prishin ndërtimin i ligjshem (dokumentet)

Premte, 11 Janar 2019 19:34

Arroganca e pushtetit të Rilindjes nuk njeh kufijë. Rastet kur shteti dhunon qytetarin në rastin e pronës nuk mungojnë dhe pse kulmi ka arritur me banorët e Unazës së Re. Zagarët e pushtetit sillen me detyrën shtetërore si të iu dojë qejfi dhe nuk zbatojnë kriteret që janë të përcaktuara në ligj dhe VKM.

Rasti konkret është me një qytetar në Fier, të cilit edhe pse i është njohur e drejta e legalizimit të pronës me VKM, si dhe me pas ai ka bërë pagesat dhe lidhur kontratën me degën e ALUIZNI-it Fier, Bashkia Fier me arrogancën e pashoqë ia ka hedhur në tokë objektin edhe pse ai e kishte ankimuar në gjykatë njoftimin që i ishte çuar.
Rasti konkret ka të bëjë me qytetaren Marinaqi Pelari e cila pas kalimit me VKM të ndërtimit dhe parcelës për tu legalizuar, është paraqitur pranë noterit Gazmir Begaj për të bërë kontratën e kalimit të pronësisë të parcelës dhe ndërtimit ku përfaqësues ligjor i Drejtorisë Rajonale të Aluiznit ka qenë Drejtori Rajonal Arjan Hasani. Pas lidhjes së kontratës shtetasja Marinaqi Pelari ka bërë dhe pagesat përkatëse sipas detyrimit për të qenë më pas pronarja e pronës.
Bashkia Fier me pretekstin e rehabilitimit të lumit Gjallica iu ka çuar urdhër për shembje të ndërtesës pa marrë parasysh të drejtën e pronës. Pronari menjëherë është ankuar në Gjykatë, ka bërë kallëzim penal në prokurori kryetarit të bashkisë Fier Armando Subashi, kryeinspektorit të IKMT, Julian Poçaj,  Ervin Bushit drejtor i ALUIZN-it Fier, si dhe shtetasve, Xhaferr Lushka, Elton Kote, Robert Barxhaj, inspektorë të IKMT Fier.
Kallëzuesi Marinaqi Pelari kërkon ndjekjen penale të personave të akuzuar dhe kërkimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar kallëzuesve nga prishja e objektit të tyre të ligjshëm ndodhur në lagjen “11 janari” Fier duke konsumuar veprat penale mashtrimit dhe shkatërrimit të pronës, shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimit të krye në bashkëpunim.

Login to post comments