"Policia ka bërë aksione si në Lazarat"

Saturday, 12 Janar 2019 18:56

Studentët të ngujuar brenda “Ekonomikut” kanë pohuar se nuk janë lejuar të fusin ushqim nga jashtë brenda ambienteve të fakultetit.

Ata kanë kritikuar ashpër policinë, ndërsa janë shprehur se aksione të tillë nuk i kishin parë as në operacionin e Lazaratit. Studentët janë shprehur se u janë cenuar të drejtat e tyre. Studenti, Altin Kola u shpreh për emisionin “Kjo Javë” në News 24 se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar.

“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj.

Kemi diskutuar përmes Whats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë. Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për djegien e vitit.”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...