Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur për vdekje dy persona.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-kënetës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije, se dy viktimat janë përplasur pranë një karburanti dhe ishin burrë e grua me njëri-tjetrin.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit.