Sot kremtohet 106 vjetori i Policisë së Shtetit, e me këtë rast përcjellim urimet më të mira për një organizatë më të fuqishme, për më shumë suksese, dhe rritje profesionale!
Nuk mund të themi se Policia e Shtetit ndodhet në ditët e saj më të mira por urojme të reflektohet nga të gjithë, që nga niveli drejtues tek ai bazë për të punuar dhe përmirësuar veten në detyrat që i dikton pozicioni pa dalë asnjë moment nga shinat e ligjit. Kështu secili jep kontributin e vet në forcimin dhe perfeksionizmin e organizatës. Kjo është detyra A e secilit prej nesh që mbartim këtë stemë e uniformë! Nuk ka rëndësi brenda apo jashtë strukturave, profesioni pulson dhe secili duhet ta përkthejë në puls pozitivë me përkushtim në shërbim të organizatës komunitetit dhe ligjit!
Gëzuar për sukseset e organizatës me urimet që në vijim t'iu rikthehet pas një kohe të gjatë përsëri sukseseve dhe arritjeve pozitive!