Korçë, doli të merrte ushqim për familjen e gjejnë të ngrirë në borë

Hënë, 14 Janar 2019 08:09

Kishte shkuar të merrte ushqime për familjen por nuk ka mundur të kthehet më.  

Mësohet se 53 vjeçari Ajet Zikollari është gjetur i ngrirë nga familjarët e tij dje në zonën e Proptishtit në Korçë.

Burri nga fshati Selcë e Sipërme kishte shkuar me gomar të merrte ushqime në Proptisht dy ditë më parë por nuk është kthyer më në banesë. Banorët kanë treguar se gomari kishte arritur në banesë pa të zotin dhe menjëherë familjarët ishin vënë në kërkim dhe e kanë gjetur të ngrire.  

Prej ditësh kjo zonë ndodhet e izoluar dhe banorët kanë bërë apel për ti ndihmuar me ushqime e ilace, por ata thonë se askush nuk ka marrë masa dhe të ndërhyrë për zhbllokimin e zonës.

Ngjarja është konfirmuar nga administratori i njësisë Trebinjë, Safet Doce ndërsa policia nuk ka dalë ende me deklaratë.

Ngjarja merr përmasat më të rënda pasi familjarët e kanë të pamundur të kryejnë ceremoninë mortore.Nuk kane mundesi as të marrin arkivol në fshatin ku ndodhet viktima.

Login to post comments