Kjo është rruga ku ndodhet shtëpia e familjes së Bujar Matës në Unazën e Re në Tiranë dhe janë gjetur të ekzekutuar me armë i zoti i shtëpisë Bujar Mata dhe gruaja e Tij Xhevaire Mata nga dhëndri i tyre Majlind Lala. Lala nuk ka qënë i celebruar me vajzën e çiftit të vrarë.
Vrasja ndodhi rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevaire Mata, 52 vjeçe.
Policia e ka gjetur poshtë ballkonit të banesës së Bujar Matës, dhëndrin e plagosur rëndë, Majlind Lalën, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por ka ndërruar jetë.
Ka pasur një debat midis dhëndrit dhe prindërve të gruas së tij që ka çuar në vrasje.