Vali Bizhga sulmon Xhafën, Zëri i Amerikës sulmon Valin

Hënë, 14 Janar 2019 17:01

Sulmet ndaj qeverisë së tepsisë dhe Rilindjes po vijnë nga të gjitha drejtimet për faktin e vetëm pasi ajo veçse e korruptuar është dhe e inkriminuar. 

Veç grupeve brenda llojit që janë hedhur në sulm ndaj njëri-tjetrit, janë dhe ndërkombëtarët, veçanërisht mediat që po evidentojnë qartë këtë përfshirje të zyrtarëve të lartë të Rilindjes në krim.  Kur lufta brenda llojit ishte në kulmin e saj dhe Fatmir Xhafa për llogari të një grupi brenda Rilindjes nisi goditjet e fuqishme kundër bandave të lidhur me një segment të Rilindjes si dhe zyrtarëve të lartë të saj në shërbim të krimit menjëherë iu pre koka. U kuptua dhe iu dha mesazh Xhafës se kishte kaluar vijën e kuqe duke bërë atë që nuk i duhej Ramës si kreu i organizatës Rilindjes dhe vet organizatës në drejtim të pushtetit.  Pavarësisht se Xhafa tashmë nuk është ministër dhe a mundi të bëj ca goditje ndaj disa zyrtarëve të lartë të Rilindjes, çështja është se kjo luftë nuk ka përfunduar dhe duket se ka pasur dhe mbështetje ndërkombëtare. Në zbardhjet që bëri Zëri i Amerikës të përgjimeve të dosjes ndaj Arben Çukos duket qartë sulmi ndaj njeriut të afërt të Edi Ramës, Vali Bizhgës.
“Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga’, shkruhet në Faqen zyrtare të Zërit të Amerikës në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...