Banorët e “Unazës së Re”- Ramës: Do të ikim nga rruga kur të ikësh ti nga qeveria

Hënë, 14 Janar 2019 17:38

Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 72 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti.

Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës të cilët u shprehën se të gjithë bashkë do të rindërtojmë institucionet demokratike që i përgjgjen interesave të këtij vendi dhe qytetarëve.

Sipas tyre projekti i “Unazës së Re” është një vepër kriminale. Çdo shqiptarë është me ju kundër Edi Ramës që do të vjedhi sepse ai është një hajdut që drejton një qeveri hajdute u shpreh Endrit Braimllari. “Sot shqiptarët duan të ikin nga vendi sepse Edi Rama është kthyer në makthin e tyre,” – tha ia ndër të tjera.

Njëri nag banorët që protestojnë tha se fundi i Edi Ramës varet nga banorët e Unazës së Re dhe nga banorët e gjithë Shqipërisë.

Deputejta e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u shpreh se Rama sot imitoi diktatorin Hoxha duke u vetëshpallur ministër, por ka ardhur koha të ikës. Sipas saj banorët që duan të mbrojnë shtëpitë e tyre nuk largohen pa u larguar ai nga qeveria.

Ndërkohë, deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu u shpreh se protesta do të vijojë dhe do të bëhet gjatë ditëve në vijim edhe më masive deri në shporrjen e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...