Rekord kapitalizimi dhe likuiditeti – Bankat para sfidës për të rritur kreditimin

Hënë, 14 Janar 2019 18:25

Sistemi bankar shqiptar ka arritur nivele rekord të kapitalizimit dhe likuiditetit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 18.2%.

Ky raport është më shumë se 50% më i larta në raport me minimumin e detyrueshëm rregullator prej 12%. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitali mat raportin mes kapitalit të bankave dhe vlerës së aseteve të tyre, të peshuar me koeficientet rregullatorë të rrezikut.

Rritja e mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur për disa arsye. Bankat në vitet e fundit kanë aplikuar shpesh rritje të kapitalit. Në disa raste kjo është bërë të forcuar qëndrueshmërinë e bankave dhe për të mbështetur rritjen e mëtejshme të tyre, në disa raste kjo është kërkuar nga Banka e Shqipërisë.

Në veçanti, bankat me kapital grek kanë pasur kërkesa më të larta për kapitalizim dhe kjo ka ndikuar në rritjen e mesatares së sistemit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kreditimit në nivel sektori nuk është rritur. Duke qenë se kreditë janë edhe asetet kryesore me rrezik të sistemit bankar, stanjacioni i tyre ka ndikuar në rritjen e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Gjithashtu, vitin e kaluar u shfuqizuan disa prej masave rregullatore, që iu vendosnin bankave koeficientë më të lartë rreziku për investimet jashtë vendit. Ky zhvillim gjithashtu ndikoi në një rritje të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Në nivele shumë të larta paraqitet edhe gjendja e likuiditetit. Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti mes aktiveve likuide, me maturim deri në një vit dhe detyrimeve afatshkurtra me të njëjtin maturitet, në fund të nëntorit 2018 ishte pothuajse 46%.

Kjo ka ardhur njëherësh nga rritja e investimeve afatshkurtra, por edhe nga zhvendosja e depozitave drejt maturiteteve afatgjata.

Ndërkohë, raporti mes kredive dhe depozitave është më pak se 50%. Likuiditeti i lartë nënkupton se bankat kanë aftësi të mjaftueshme për t’ju përgjigjur tërheqjeve të mundshme të fondeve të depozituara nga klientët.

Niveli i lartë i kapitalizimit dhe likuiditetit janë zhvillime pozitive në drejtim të sigurisë së sistemit bankar.

Por, nga ana tjetër, nivelet tepër të larta të kapitalizimit dhe likuiditetit mund të sjellin një rënie të eficencës dhe përfitueshmërisë në afatin e gjatë. Ky fakt vë sërish në dukje edhe sfidën për një rritje të huadhënies me të cilën po përballet sistemi bankar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...