Impianti i parë gjeotermik në Kanada – Kosto, mbi 19 miliardë dollarë

Hënë, 14 Janar 2019 18:27

Qeveria kanadeze njoftoi se do të sigurojë 25.6 milion dollarë kanadezë ose 19.28 milion dollarë amerikanë në financimin e impiantit te parë të energjisë gjeotermike të vendit.

Zyra e kryeministrit, Justin Trudeau tha në një njoftim se projekti prej pesë megawatt (MW), kryesuar nga Korporata e Prodhimit të Energjisë së Tokës, do të gjeneronte energji të mjaftueshme për të furnizuar rreth 5.000 shtëpi. Objekti ndodhet pranë Estevan, në provincën e Saskatchewan dhe do të krijojë 100 vende pune gjatë fazës së ndërtimit.

Në një deklaratë, Trudeau tha se projekti kishte “potencialin për të transformuar se si provinca dhe vendi prodhojnë energji, duke krijuar punë të mira, të klasës së mesme për kanadezët”. Zhvillimi i një objekti të ri gjeotermik do të forcojë prodhimin e energjisë së rinovueshme të Kanadasë. Sipas qeverisë kanadeze, aktualisht, 66 për qind e energjisë elektrike kanadeze vjen nga burime të rinovueshme. Vendi njihet si lider botëror për hidrocentralet krahas vendeve si Kina, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa sektori i energjisë gjeotermale në Kanada po lind, një sektor i zhvilluar ekziston në të gjithë kufirin në SHBA. Përshkruar nga Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) si një “burim vital energjie”, energjia gjeotermale i referohet nxehtësisë nga poshtë sipërfaqes së Tokës e cila mund të përdoret për të prodhuar energji të rinovueshme. DOE shton se energjia gjeotermale “furnizon energjinë e rinovueshme përgjatë kohës”, por lëshon pak ose aspak gazra serrë.

Në 2017, termocentralet gjeotermike në Shtetet e Bashkuara prodhuan rreth 16 miliardë kilovat/orë, sipas Administrimit të Informacionit të Energjisë së SHBA. Kjo përfaqëson vetëm 0.4 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në shkallë të gjerë në SHBA dhe prandaj është ende vetëm një pjesë e vogël e gjenerimit të përgjithshëm të energjisë në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...