"Unaza" nuk ndalet: Rama po nxit vëlla-vrasjen

Tuesday, 15 Janar 2019 17:29

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë dhe kanë theksuar se kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re” pasi është një projekt korruptiv.

Sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që t’i thonë njëherë e mirë mjaft kësaj qeverie.

“Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, midis qytetarëve dhe policisë, ndaj tërhiq policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues,” – është shprehur njëra nga protestueset. “Fikni makinat, bashkohuni me ne”, kjo është një nga thirrjet e banorëve.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 18:31
Login to post comments