Pas krimit tronditës të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 52 vjeçar, Majlind Lala, vrau me thikë vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre, e më pas qëlloi edhe veten, flet vajza e dy viktimave dhe bashkëjetuesja e autorit.
Nertila Mata, e cila ndodhet në Suedi, në një prononcim për News 24 është shprehur se autori kishte tentuar ta vriste me thikë edhe atë në sy të vajzës së saj të mitur.
“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek une. Nuk erdhi këtu por bëri ate qe beri. Askush nuk i ka marre femijen atij. Dhe familja ime ka qene vecse ndihme per te. Ai ishte nje i semure”, është shprehur ajo.