Në tregun valutor vendas monedha europiane ka rënie të lehtë, por në vijimësi të çdo dite. Blihet sot me 124.25 lekë dhe shitet me 124.70 lekë. Dollari amerikan qëndron ën të njëjta ujëra, me pak tendencë në rritje. Blihet sot me 108.95 lekë dhe shitet me 109.45 lekë.
Pas votimit të djeshëm në Britani, ku parlamenti rrëzoi marrëveshjen e Brexit, Paundi britanik tenton të forcohet. Ditën e sotme një paund blihet me 140.20 lekë dhe shitet me 141.10 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
EUR/ALL 124.25 -124.70
USD/ALL 108.95 -109.45
GBP/ALL 140.20 – 141.10
AUD/ALL 78.35 – 79.00
CAD/ALL 82.10 – 82.75
CHF/ALL 110.05 – 110.85.