Banka e Anglisë, për Brexit – Carney: Tregjet reflektojnë ulje të rrezikut të daljes pa marrëveshje

E mërkurë, 16 Janar 2019 14:50

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se rritja e paundit pas mposhtjes së planit për Brexit të Theresa May në Parlament, tregon se investitorët ndiejnë që rreziku i një daljeje pa marrëveshje është zbehur ose që procesi do të zgjatet.

Paundi u rrit në nivelin më të lartë në 2 muaj kundër euros ditën e Mërkurë. Kundër dollarit, valuta mbeti e qëndrueshme në 1.2866, pasi u rrit me 1 cent menjëherë pas votimit ditën e Martë.

“Interpretimi i gjerë do të ishte që këndvështrimi i tregut u bë më i dukshëm në tregun e këmbimit valutor, ku pati një rimëkëmbje të mprehtë të paundit pas votimit. Sipas informacioneve tona mbi tregun, rritja e paundit reflekton disa pritshmëri që procesi i Brexit do të zgjatet dhe se perspektiva e një daljeje pa marrëveshje është zbehur”.

Guvernatori shtoi se nuk i duhen dhënë shumë rëndësi këtyre lëvizjeve afat-shkurtër dhe se tregu ndodhet në pritje. Ai tha se tashmë gjithçka qëndron në dorë të parlamentit.

“Nuk po jap mendimin tim, po shpjegoj reagimin e tregjeve. Por e gjitha qëndron në dorë të parlamentit, pasi tregjet dhe i gjithë vendi po sheh nga parlamenti për veprimin e radhës”.

Britania ndodhet në krizë politike, ndërkohë që vetëm 10 javë kanë mbetur nga dalja e vendit nga Bashkimi Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...