Qeveria vazhdon luftën me Zërin e Amerikës, me "luftëtare" Etilden"

E mërkurë, 16 Janar 2019 14:52

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka sulmuar sot Zërin e Amerikës, pas investigimit që VOA bëri për punësimet e paligjshme, politike dhe fiktive në Policinë e Burgjeve.

Ajo shtoi se është e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun e saj, ndërsa i kërkoi Zërit të Amerikës, që të reflektojnë për këtë situatë.

Në një kohë që Kryeministri Rama, përmes shefes së kabinetit Vali Bizhga si dhe disa deputetë socialitë, u provua që të jenë përfshirë në mënyrë direkte në këtë skandal, Ministrja Gjonaj nuk ngurroi ta cilësojë procesin si “të hapur dhe transparent” për të gjithë qytetarët.

Ja çfarë tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj 

““Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.

Duhet parë nëse deklaratat  e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.

Jemi të hapur për këto që  është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë”.

Kurse Zëri i Amerikës deklaroi mbrëmë se i qëndron kronikës.

“Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar kryerjen e bisedave edhe me zyrtarët që dalin në përgjime. Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, profesional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës”.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 15:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...