Qytetarët të revoltuar: Banditët dhe maskat janë rrugëve

E Enjte, 17 Janar 2019 08:35

Në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News 24 të shumtë janë qytetarët që kontaktojnë dhe shprehin opinionet dhe shqetësimet e tyre.

Ata shprehen të indinjuar me politikën dhe politikanët shqiptarë, por nuk kursejnë as qytetarët, të cilët në opinionin e tyre qëndrojnë në indiferencë të plotë dhe kultura reaguese është në nivel që lë për të dëshiruar

Disa janë të mendimit se vendi nuk mund të ecë përpara pa ndryshuar më parë kodin zgjedhor dhe pa reaguar ndaj politikave qeverisëse. Një qytetar nga Durrësi u shpreh se shqetësimi më i madh i banorëve janë maskat dhe banditët, të cilët siç tha ai, qëndrojnë rrugëve dhe dyqaneve.

“Nëse Shqipëria do të ecë me këtë politikë dhe më këtë kod zgjedhor nuk do të këtë kurrë përparim”, tha një prej tyre.

“Në Demokraci dhe në kapitalizëm qeveria s’ka çfarë të bëjë për popullin, fajin e ka ky popull dhe ky është dele. Në këtë  demokraci duhet të ngrihesh. Nuk jemi popull ne. Me gjithë këto skandale nuk reagon. Populli duhet të reagojë. Populli duhet të jetë opozitar dhe të kërkojë më shumë. Studentët ku i kanë prindërit.”, theksoi një tjetër.

“Banditët gjithë natës me maska janë rrugëve dhe dyqaneve në Durrës. Policia vijon të heshtë totalisht”, shtoi një tjetër qytetar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...