Vasili, thirrje prokurorisë: Heto skandalin e punësimeve të militantëve socialistë në burgje

E Enjte, 17 Janar 2019 17:04

Kreu i Gurpit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurorisë të merret me çështjen e punësimeve të PS-së.

“Dje sërish anëtarja e qeverise, Ministria e Drejtësisë mori përsipër të gjithë këtë manipulim shtetëror dukë këmbëngulur për të ashtuquajtura të vërteta të saj dhe të pavërtetat e bëra publike nga e mirënjohura Zëri i Amerikës. Çfarë ka ndodhur realisht për ta ditur të gjithë qytetarët. Ky konkurs i famshëm është kryer i gjithi në mënyrë manipulative thjesht dhe vetëm me listat e partisë.

Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e konfirmoi me gojën e tyre po drejtuesit e rilindjes dhe ish-drejtori i përgjithshëm Arben Çuko, ka thënë qartë dhe saktë që testimi këtë herë është bërë me 1358 vetë dhe të gjithë ishin listat e partisë. ‘E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim tek burgjet’, janë fjalët e Arben Çukos.”, u shpreh Vasili.

Kreu i LSI-së shton më tej se kemi një manipulim që organizohet nga Ministria e Drejtësisë.

“Ka instrumentin e saj akademinë e sigurisë, në fund fare produkti i fëlliqur i prodhuar rrëmbehet nga kryeministri, jep dhurata se kush do vejë në punë dhe nuk do vejë, përfshirë edhe kabinetin e tij dhe kjo histori fallco e këtij korrupsioni masiv se çfarë shteti bastard ka ndërtuar ky kryeministër, orët e të cilit kanë përfunduar, pasi besoj që asnjë shqiptar qoftë ai që e ka votuar dhe ai që nuk e ka votuar kuptojnë që kanë një shtet të padrejtë, një shtet që e urren ligjin, një shtet që shkel mbi çdo ligj, dhe një kryeministër i cili nuk ka të drejtë më të flasë në emër të ligjit, pasi është shkelësi kryesor dhe i vetëm i ligjit. Faktet janë në sytë tuaj, qytetarë sërish ju drejtohem me shumë përulësi, hapni sytë, në karriget e qeverisë shqiptare është ulur antishteti.”, deklaroi ai.

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 17:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...