Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar çështjen e ndryshimeve të kufijve në Kosovë. Në emisionin “Të Pa Ekspozuar” Meta hodhi poshtë edhe deklaratat se Amerika nxit ndryshimet e kufijve. Ai iu referua deklaratës së Sekretarit Amerikan të shtetit se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për integrimin dy vendeve në komunitetin e vendeve në BE, SHBA-të janë gati ti mbështesin fjalët në një marrëveshje të aplikueshme e cila do të rriste stabilitetin.
Rakipi: Ndryshimet e kufijve janë nxitur edhe nga SHBA...
Meta: E vetmja zgjedhje e qëndrueshme është mos ndryshimi i kufijve në Rajon. Unë ju thash se çfarë ka thënë zëdhënësja e DASH. Unë nuk jam duke e hetuar se kush po e nxit ndryshimin. Përgjegjësia e shqiptarëve është që të evitojmë një konflikt të mundshëm në Ballkan.
Baton Haxhiu thotë se Meta ishte që foli i pari për ndryshimin e kufijve...
Aahaha..Kur e paska thënë. E para unë jam shumë krenar që kam patur miqësi me kryeminsitrin serb Xhinxhiç që udhëhoqi një revolucion në Serbi për të rërzuar politikën e shfarosjes ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me këtë që thotë Batoni pres që edhe Adem Jashari u vra për ti falur Mitrovicën Serbisë.