LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë 30 vjeçari

E Enjte, 17 Janar 2019 22:19

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

***

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Korçë.

Viktima është ende i paidentifikuar.

Trupi i pajetë i personit të qëlluar me armë zjarri është gjetur në rrugë, në lagjen nr 10 të qytetit.

Login to post comments