Meta: Projekti i Unazës së Re, jo transparent

E Enjte, 17 Janar 2019 22:28

Presidenti i Republikës tha në studion e  “Të Pa ekspozuar” se projekti i Unazës së Re nuk ka transparencë. Presidenca, tha Meta, i ka kërkuar institucioneve përgjigje për procedurat dhe për fat të keq shumica e institucioneve nuk ka kthyer përgjigje. Për këtë shtoi Meta do të kem edhe një reagim.

Meta: Kam qenë i ndjeshëm për arsye se kemi përditë një demonstrim të banorëve për këtë çështje. Kemi kërkuar informacion nga institucionet, për fat të keq një pjesë e madhe nuk na kanë vënë në dispozicion këto informacione. Do të kem një qëndrim për këtë rast. I gjithë ky projekt është jo transparent. Duhet të kishte një garë për ti dhënë përgjigje të gjitha parametrave, që sa më pak banesa të dëmtoheshin. Është e papranueshme që vjen një biznes privat dhe i dhuron qeverisë një projekt.

Login to post comments