Hurma Hasanbelliu banore e zonës së Unazës së Re është shtruar në remaniacion që prej dy javësh.
Sipas familjarëve të saj ajo ka pësuar paralizë faciale për shkak të stresit që ka kalur në lidhje me shembjen e banesës që preket nga projekti i Unazës së Madhe.
Kujtojmë se banorët e Astirit protestojnë që prej 75 ditësh për banesat dhe bizneset që priten të shemben, ndërkohë që qeveria akoma nuk është tërhequr nga projekti, që pak ditë më parë u zbulua në një emision televiziv që ishte korruptiv.