20 vjet euro. Çfarë kemi mësuar prej saj?

Premte, 18 Janar 2019 10:40

Këto 20 vite të para të Euros ishin shumë më ndryshe asaj që shumë kishin imagjinuar dhe pritur, duke theksuar këtu rëndësinë e faktit se e ardhmja mund të jetë shumë më ndryshe nga e kaluara. Duke marrë në konsideratë një fakt të tillë, vetëm angazhimi për të qenë sa më fleksibël dhe të gatshëm për t’u përballur me sfida të reja do të sigurojë suksesin e vazhdueshëm të monedhës së përbashkët. Në janarin e 20 viteve më parë lindi euroja. Për qytetarët e zakonshëm nuk pati asnjë ndryshim të rëndësishëm deri në vitin 2002, kur kjo monedhë hyri në qarkullim. Por në janar të vitit 1999 filloi zyrtarisht “faza e tretë” e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, me vendosjen e kurseve të këmbimit të përcaktuara dhe në mënyrë “të parevokueshme” për t’u ndryshuar midis 11 shteteve anëtare të Eurozonës si dhe autoriteti mbi politikën e tyre monetare ishte në Bankën Qendrore Europiane. Por ajo që është shpalosur që atëherë mban mësime shumë të rëndësishme për të ardhmen.

Në vitin 1999, u tha se Gjermania do të pësonte humbjet më të mëdha kryesisht për shkak të hyrjes së euros. Përtej rrezikut që BQE-ja nuk do të ishte aq e ashpër në lidhje me inflacionin sa ç’kishte qenë Bundesbank, marka gjermane ishte mbivlerësuar, dhe Gjermanina po përballej me një deficit në llogarinë korrente. Vendosja e një kursi këmbi të përcaktuar, do të përbënte një sfidë të madhe për konkurrencën e industrisë gjermane. Sot, 20 vjet më pas, inflacioni është në nivele edhe më të ulët në krahsim me kohën kur përgjegjëse ishte Bundesbank dhe jo BQE-ja, si edhe Gjermania ka sufiçite të vazhdueshme të llogarisë korrente, të cilat konsiderohen si prova shumë të rëndësishme të nivelit të lartë të konkurrueshmërisë së industrisë gjermane.

Këtu ne përballemi edhe më mësimin e parë të këtyre 20-viteve euro, se performanca individuale e shteteve të Eurozonës nuk është e paracaktuar. Përvojat e shteteve të tjera, si Spanja dhe Irlanda, e përforcojnë akoma edhe më shumë këtë fakt, duke treguar se aftësia për t’u përshtatur me rrethanat në ndryshim të vazhdueshëm dhe gatishmëria për të bërë zgjedhje edhe pse të dhimbshme janë ndër faktorët që kanë më shumë rëmdësi. Kjo vlen edhe për të ardhmen, që do të thotë se edhe pozicioni aktual i Gjermanisë mund të ndryshojë dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të garantohet se do të vazhdojë kështu edhe për 20 vitet e ardhshme.

Shqetësimi kryesor gjatë viteve 1970 dhe 1980 ka qenë inflacioni i lartë dhe i ndryshueshëm, shpesh i nxitur nga rritja e pagave me dy shifra. Krizat financiare ishin pothuajse gjithmonë të lidhura me periudhat e inflacionit, por më parë ato ishin të kufizuara, për shkak se tregjet financiare ishin më të vogla dhe jo shumë të ndërlidhura. Me krijimin e Eurozonës, gjithçka ndryshoi. Presionet mbi nivelin e pagave u reduktuan në të gjithë botën e zhvilluar. Por aktiviteti i tregut financiar, sidomos përtej kufijëve brenda zonës së euros, u rrit në mënyrë eksponenciale, duke lënë pas shtypjen për dekada të tëra. Për shembull, asetet ndërkufitare të vendeve anëtare të eurozonës, kryesisht në formën e kredive bankare dhe të tjera, u rritën nga rreth 100% të PBB-së në fund të viteve 1990 dhe deri në 400% deri në vitin 2008.

Pastaj shpërtheu kriza financiare globale, për të cilën Europa nuk ishte aspak e përgatitur. Por Eurozona nuk ishte e vetmja që u zu në befasi nga kriza financiare, e cila kishte filluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por SHBA-ja, nëpërmjet sistemit të saj të unifikuar financiar (dhe politik), ishte në gjendje ta kapërcejë krizën relativisht shpejt, ndërsa për shtetet e Eurozonës ndodhi krejt e kundërta. Fatmirësisht, BQE-ja u tregua e fortë dhe lidershipi i saj pranoi faktin e domosdoshëm për të zhvendosur fokusin nga lufta ndaj inflacionit, në objektivin për të cilin BQE-ja ishte projektuar më së miri për të arritur, frenimin e deflacionit.

Në fund, euroja mbijetoi, sepse gjatë kohës së krizës ishin pikërisht liderat e shteteve anëtare të Eurozonës ata që shpenzuan kapitalin politik të tyre për të zbatuar reformat e nevojshme, edhe pse ishin po ata që fajësuan euron për problemet që shtetet e tyre po kalonin. Ky model i fajësimit të Euros përpara se të pranohet fakti që ajo duhet mbrojtur më parë se të sulmohet, vazhdon edhe gjatë ditëve të sotme, dhe ky është njëkohësisht edhe mësimi i dytë që ne duhet të nxjerrim nga këto 20 vite euro.

Qeveria e koalicionit populist të Italisë, i ka kundërshtuar gjithmonë rregullat e Eurozonës, madje me disa anëtarë të cilët lobonin edhe për dalje nga Euozona. Por kur çmimet e riskut të tregut financiar u rritën dhe kursimtarët italianë nuk arritën të blinin obligacionet e qeverisë së tyre, koalicioni populist shumë shpejt ndryshoi mendim. Në fakt, ecuria ekonomike e Eurozonës nuk ka qenë edhe aq e zymtë sa ç’mund të jetë përshkruar gjatë këtyrë viteve. Rritja e PBB-së për frymë është ngadalësuar gjatë 20 viteve të fundit, por jo më shumë se në SHBA apo në ekonomitë e tjera të zhvilluara.
Për më tepër, tregjet e punës në kontinentin europian kanë pësuar një përmirësim, me rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së fuqisë punëtore gjatë çdo viti, madje edhe gjatë periudhës së krizës. Sot, një përqindje më e lartë e popullsisë së rritur është më shumë aktive ekonomikisht në Eurozonë sesa në SHBA. Punësimi ka arritur nivele rekord, dhe shkalla e papunësisë, edhe pse ende e lartë në disa vende të jugut, po bie në mënyrë të vazhdueshme. Këto realitete ekonomike nënkuptojnë se, edhe nëse euroja nuk është veçanërisht e mbështetur nga shumë shtete, ajo njihet gjerësisht si një element thelbësor i integrimit europian. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, mbështetja ndaj euros është në një prej niveleve më të larta, në 74 për qind, ndërsa vetëm 20 për qind e popullsisë së eurozonës e kundërshtojnë atë. Sot, edhe Italia krenohet me një shumicë të fortë pro-euro (68% kundrejt 18%). Këtu qëndron një mësimi i tretë i nxjerrë nga këto dy dekada të para të Euros, se pavarësisht papërsosmërive të saj të shumta, monedha e përbashkët ka hapur shumë vende të reja pune dhe të paktë janë ata që e mbështesin braktisjen e saj.

Burimi: World Economic Forum

Login to post comments