Ka nisur protesta e banorëve të Astirit e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 76 nga ku kërkojnë anullimin e projektit për ndërtimin e segmentit të “Unazës së Re” I cili kalon pranë banesave të tyre për të cilat janë paralajmëruar se do t’ju shemben.
Ata kërkojnë shpërblimin në shumën 100% të vlerës së tregut në të kundërt paralajmërojnë se protestat e tyre nuk do të ndalen dhe se do ti mbrojnë edhe me jetë shtëpitë e tyre.
Njëri nga banorët u shpreh: “Çfarë pret Prokurorja e Përgjithshme që të nisë hetimet dhe të bllokojë punimet për zbatimin e projektit në një kohë që Presidenti ka thënë publikisht se është korruptiv. Ku të ankohemi ne qytetarët e Tiranës, kur ti o kryetari i Bashkisë nuk denjon të komunikosh me banorët.
Kryeministri ofendon fëmijët tanë sepse nuk ka fëmijë për vetë përderisa nuk don t’ja dijë për ta, por ne nuk do të lejojmë që t’i fyejë fëmijët tanë.
Vendosini përpara drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë korruptive. Do të bëjmë një peticion të cilin do t’ia dërgojmë Presidentit për të thirrur një komision hetimor për ndjekjen e hetimeve për këtë aferë korruptive”.
Ndërkohë bëjmë me dije se banorët aktualisht janë duke firmosur edhe peticionin drejtuar Presidentit Meta.